Google ADS

Britania e Madhe, 439 të vdekur brenda 24 orëve

18:40 | 6 Prill 2020
Arbresh.info

Rreth 5,373 persona kanë vdekur në Britani nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 439 të vdekur.

Regjistrimi i vdekjeve të reja, nga e shtuna deri të dielen, është një ulje e vogël nga numri i të vdekurve që u regjistrua vikendin e kaluar.

Në mes ditës së enjte dhe të premte, 684 persona me koronavirus kanë vdekur, shkruan arbresh.info dhe 708 të vdekur janë regjistruar nga dita e premte deri të shtunën.

Departamenti i Shëndetit tha se vetëm të hënën 208,837 persona janë testuar dhe prej tyre 51,608 kanë rezultuar pozitiv./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme