Shefi i ri i ushtrisë së Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se ushtarët britanikë “duhet të përgatiten për të luftuar edhe një herë në Europë në mes të luftës Ukrainë-Rusi”, ndërsa shqetësimi se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen Rusisë në lufë është rritur.
Gjenerali Sir Patrick Sanders, në një mesazh për ushtarët e tij, tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës “nënvizon qëllimin tonë thelbësor për të mbrojtur Britaninë e Madhe”, shkruan Sky, transmeton portal arbresh.info
Sir Sanders, i cili sapo mori postin e lartë të ushtrisë, e përshkroi veten si shefi i parë i shtabit të përgjithshëm që nga viti 1941 që mori komandën e ushtrisë “nën hijen e një lufte tokësore në Europë që përfshin një fuqi kontinentale.
“Tani ekziston një imperativ i zjarrtë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”, tha ai.
“Ne jemi brezi që duhet të përgatisim ushtrinë për të luftuar edhe njëherë në Europë”, shtoi ai.
Deklarata e Sir Sanders vjen pasi një ekspert i politikës së jashtme ruse tha se stërvitjet ushtarake të mbajtura pranë kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë mund të tregojnë se aleati rus mund t’i bashkohet luftës.
“Shqetësimi është se Presidenti rus, Vladimir Putin është përpjekur të ushtrojë presion mbi Presidentin e Bjellorusisë dhe dyshohet se e ka detyruar atë të marrë një qëndrim agresiv mbi përfshirjen në luftë”, tha Mark Voyger. një bashkëpunëtor i lartë me Programin Transatlantik të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Analizë Europiane.
Stërvitjet ushtarake që Bjellorusia do të mbajë në qershor dhe korrik në rajonin e Gomelit ka të ngjarë të jenë vetëm një mbulesë për një pushtim të afërt, tha ai.
Dy herë më parë, Rusia tha se do të zhvillonte stërvitje ushtarake që më vonë çuan në sulme të vërteta, përfshirë në vitin 2014, kur vendi pushtoi gadishullin e Krimesë dhe vitin e kaluar, kur më shumë se 150,000 ushtarë u vendosën në kufirin ukrainas për “stërvitje” që përfundimisht çoi në pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.
Lukashenko, aleati më i afërt i Putinit, paralajmëroi muajin e kaluar për Luftën e Tretë Botërore nëse vendet perëndimore vazhdojnë t’i ofrojnë armë Ukrainës./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit