Një numër i jetimëve britanikë të bllokuar në luftën në Siri do të kthehen në shtëpitë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, bën të ditur sekretari i jashtëm.
Ata do të jenë shtetasit e parë të Britanisë së Madhe që do të riatdhesohen nga zona e veri-lindjes së Sirisë të kontrolluar më parë nga Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Fëmijët “e pafajshëm” nuk duhet t’i ishin nënshtruar tmerreve të luftës”, tha Dominic Raab.
Grupi do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në ditët e ardhshme.
Për arsye sigurie, detaje të mëtejshme të riatdhesimit të tyre nuk mund të jepen.
Në një deklaratë, Z. Raab tha: “Ne kemi lehtësuar kthimin e tyre në shtëpi, sepse ishte gjëja e duhur për të bërë.
“Tani atyre duhet t’u lejohet privatësia dhe t’i jepet mbështetja që të kthehen në një jetë normale”.
ISIS dikur kontrollonte 88,000 km katror të territorit që shtrihet nga Siria perëndimore në Irakun lindor.
Mbretëria e Bashkuar kishte nguruar të merrte qytetarët nga zona./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”