Britania sot do të mësojë se kush do të jetë kryeministri i ri. Emri i kryeministrit të ri vjen pas dy muajsh pasigurie, periudhë që është përshkruar me rritje të çmimeve të energjisë dhe me greva të dhjetëra mijëra punëtorëve.
Partia qeverisëse, Partia Konservatore pritet të njoftoj nëse sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ose ish-shefi i Thesarit, Rishi Sunak, ka fituar shumicën e votave nga anëtarët e partisë për të zëvendësuar Boris Johnsonin në postin e liderit të partisë dhe si atë të kryeministrit.
Kushdo që do të zgjidhet do të trashëgojë një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës që ka mbërthyer Mbretërinë e Bashkuar.
Për shkak të rritjes së çmimit global të gazit – që është shkaktuar pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës – faturat e energjisë për amvisëritë britanike u rritën në mbi 4 mijë dollarë në vit apo trefish më shumë sesa vitin e kaluar. Inflacioni ka arritur në mbi 10 për qind, për herë të parë që nga vitet ‘80. Qeveria britanike përballet me thirrjet që të ofrojë pako financiare për të ndihmuar miliona persona që të paguajnë faturat e tyre për ngrohje dhe rrymë, me qëllim që ta kalojnë dimrin./RE/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...