Britania e Madhe do të dërgojë 6 mijë raketa të tjera për forcat e armatosura në Ukrainë për t’u ardhur në ndihmë në luftën e tyre kundër Rusisë.
Ajo gjithashtu ka siguruar 25 milionë pound nga fondi i sigurisë së konfliktit dhe stabilzimit të Ministrisë së Jashtme për të ndihmuar në pagimin e pagave të ushtarëve dhe pilotëve ukrainas, transmeton portal arbresh.info
Kryeministri Boris Johnson u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të ndihmojnë “të mbajnë gjallë flakën e lirisë” në Ukrainë përpara vizitës së tij në Bruksel.
“Vladimir Putin tashmë është duke dështuar në Ukrainë. Populli ukrainas e ka treguar veten të jetë jashtëzakonisht i guximshëm dhe këmbëngulës në mbrotjen e atdheut”, tha Johnson.
Gjatë udhëtimit të tij, ai do të bashkohet me liderët e tjerë të NATO-s dhe G7 për një seri takimesh për të diskutuar pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës.
Kryeministri do të përdorë gjithashtu vizitën për të përcaktuar detajet e një pakete të re mbështetjeje për ushtrinë ukrainase, duke përfshirë mijëra raketa të tjera që përmbajnë armë antitank dhe me eksploziv të lartë.
Britania ka dërguar tashmë më shumë se 4 mijë armë antitank në Ukrainë, duke përfshirë sistemet e armëve të lehta antitank dhe raketat Javelin./arbresh.info/
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...