Britania e Madhe me siguri se do të braktisë edhe shërbimin evropian të policisë Europol, pas daljes nga Bashkimi Evropian.
Britania mund të mbajë për vete informacionet e saja, nëse në të ardhmen nuk arrin marrëveshje për siguri me Unionin, tha të mërkurën ministrja e Punëve të Brendshme, Ember Rad.
“Marrëveshja është në interesin e të dyja palëve dhe siguria nuk është çështje për të cilën do të tregtohet”, ka porositur Rad, transmeton Reuters.
Britania e Madhe është njëra nga tre përdoruesit më të mëdhenj të informacioneve të Europolit, derisa shtetet evropiane po ashtu kanë dobi nga informatat e Britanisë së Madhe.
Zyrtarë të sigurisë britanike dhe shefat e policisë më herët kanë tërhequr vërejtjen nga rreziku i daljes së vendit nga Europoli dhe braktisjes së marrëveshjes për urdhrat evropianë për arrestime, me të cilët nga të gjitha qeveritë BE-ja kërkon arrestimin e të dyshuarve për të cilët ka nisur hetime ndonjëra nga vendet anëtare të këtij blloku, përkujton Reuters.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe