Britania dhe Gjermania bien dakord për një reagim ndërkombëtar ndaj sulmeve saudite

22:04 | 17 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë rënë dakord se të dy vendet duhet të punojnë për për një reagim ndërkombëtar ndaj sulmeve në Arabinë Saudite.

Sipas zëdhënësit të Boris Johnson, të dy krerët kanë rënë dakord për formësimin e një përgjigjje kolektive ndaj sulmeve të së shtunës në centralet e naftës në Arabinë Saudite, transmeton portali arbresh.info

Të dy liderët gjithashtu janë pajtuar situate nuk duhet lejuar të eskalojë, pasi tensionet në rajon janë përshkallëzuar, sidomos pasi Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi Iranin për sulm ndaj objekteve saudite të naftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme