Mbretëria e Bashkuar ka dërguar ndërmjetës në Iran pas tankerit britanik të naftës që u konfiskua javën e kaluar nga Teherani në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i zyrës së liderit suprem të Iranit, Mohammad Mohammadi Golpayegani, bëri të ditur se ndërmjetësi u dërgua për bisedime lidhur me tankerin britanik të naftës Stena Impero British, i cili u ndalua nën dyshimin për shkelje të rregullave detare të premten e kaluar.
Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, akuzoi Iranin për “pirateri shtetërore” për ndalimin e anijes britanike, duke i kërkuar të lëshojë menjëherë anijet dhe ekuipazhin e saj.
Sipas Hunt, tankeri ishte rrethuar nga katër anije dhe një helikopter dhe u ridrejtua në ujërat iraniane. Edhe pse anija është në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar, asnjë nga 23 anëtarët e ekuipazhit nuk janë britanikë.
Një anije e dytë, Mesdar me flamur të Liberisë, por e menaxhuar nga një kompani britanike, poashtu u rrethua nga 10 anije të shpejta dhe besohet se është shoqëruar në ujërat iraniane, por Hunt ka thënë se lokacioni i anijes është i paqartë.
Javën e kaluar, një anije luftarake britanike parandaloi tre anije të marinës iraniane nga bllokimi i një tankeri britanik që dilte nga Gjiri Persik. Për më tepër, Britania dërgoi një anije lufte të dytë në Gjirin Persik për të mbështetur forcat britanike në rajon dhe për t’u ofruar siguri anijeve tregtare britanike.
Marinsat dhe komandantët e marinës mbretërore, më 4 korrik në Gjibraltar hipën në tankerin iranian të naftës të lidhur me Sirinë.
Irani ka kërkuar lirimin e ekuipazhit dhe anijes së tij, duke akuzuar flotën mbretërore për pirateri dhe ka kërcënuar Londrën me masa hakmarrëse, retorikë e cila po rrit tensionet mes dy vendeve në një rajon tashmë të provokuar me luftë.
Bashkimi Evropian (BE) ka imponuar një sërë sanksionesh ndaj regjimit Bashar al-Assad në Siri në përgjigje të goditjes së rëndë ndaj protestave paqësore pro-demokratike në vitin 2011 dhe luftës civile që pasoi.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...