Google ADS

Britania dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

11:33 | 7 Tetor 2023
E.K

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverley në një deklaratë tha se Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin e grupit islamik palestinez Hamas kundër Izraelit.

“Mbretëria e Bashkuar dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj civilëve izraelitë. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Cleverly në një postim në rrjetet sociale.

Nga shpërthimi i konflikti në Rripin e Gazës deri tani raportohet për gjashtë persona të vdekur dhe mbi 200 të tjerë të plagosur. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme