Policia britanike ka arrestuar biznesmenin francez Alexandre Djouhri në Londër në një hetim korrupsioni përfshin edhe ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy.
Ai u arrestua nga policia e armatosur në aeroportin e Heathroë, transmeton portali arbresh.info
Djouhri dyshohet se të jetë ndërmjetësi mes Sakorzy dhe udhëheqësit libian Muamar Gadafi.
Është supozuar se Sarkozi ka pranuar miliona dollarë nga Gadafi, të cilat ishin destinuar për të ndihmuar fushatën e tij të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007.
Djouhri gjithashtu thuhet se ka ndihmuar të pastrojë disa nga paratë nëpërmjet një blerjeje të pronës në jug të Francës.
Pretendimet dolën për herë të parë nga djali i Gaddafit, Saif al-Islam, kur u arrestua në vitin 2011.
Djouhri ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të paraqitet në një gjykatë franceze për të ndihmuar në lidhje me hetimin, prandaj urdhër arresti ka kaluar te policia në Britani.
Nicolas Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde të fshehta nga Libia./arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin