Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për “mbyllje të syve” ndaj “parave të pista” të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Komiteti për Punë të Jashtme ka thënë se Londra është përdorur për të fshehur “asetet e korruptuara” të presidentit rus, Vladimir Putin dhe aletëve të tij.
Po ashtu është thënë se ky aktivitet konsiderohet “biznes i zakonshëm” për Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.
Komiteti ka thënë se ky rast përbën shkatërrim të përpjekjeve britanike për të luftuar masat kundërthënëse të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Shkalla e dëmit që mund të kenë këto ‘para të pista’ në politikën e Jashtme të Britanisë zvogëlon rëndësinë e përfitimeve të qytetit nga transaksionet ruse”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit për punë të Jashtme, Tom Tigendhat, para publikimit të raportit të titulluar, Ari i Moskës: Korrupsioni rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai ka thënë se tregu në Londër është duke i mundësuar Kremlinit rritjen e ndikimit në Perëndim, duke u lejuar rusëve të blejnë dhe shesin prona luksoze në kryeqytetin britanik.
Ndër vite, Moska është kthyer nga të qenit një shtet i korruptuar në një eksportues të paqëndrueshëmërisë. Korrupsioni rus dhe ndikimi janë kthyer në shqetësim për sigurinë kombëtare”, ka shtuar ai.
Komiteti ka rekomanduar që të punohet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të ndaluar blerjen e obligacioneve ruse që janë shitur me ndihmën e bankave të sanksionuara ruse.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...