“Rolls Royce” ka raportuar një humbje rekord prej afro 6 miliardë dollarësh, ndërkohë që një gjobë për disa akuza për ryshfet dhe kolapsi i paundit britanik për shkak të “Brexit”-it i vendosën kapakun disa viteve të vështira për prodhuesin britanik të motorëve.
Pavarësisht se ka nisur që prej vitit 2015 rifreskimin e biznesit, pas një serie paralajmërimesh për fitime të munguara, “Rolls Royce” thotë se duhet të reduktojë edhe më shumë koston, pasi fitimi bazë u përgjysmua në 813 milionë paund vitin e kaluar.
Ekspertët thonë se lajm nuk përbën fakti që kompania ka regjistruar humbjen neto më të madhe në historinë e saj, por fakti që fitimi neto bazë ka rënë nën parashikimet.
“Rolls Royce”, që prodhon motorë për një varg avionësh civilë, si dhe për klientë të fushës së mbrojtjes dhe marinës, gjithsesi thotë se pret një përmirësim modest të performancës këtë vit.
Vitin e kaluar, grupi përgjysmoi dividentët për të rregulluar disi financat, reduktimi i parë ky në pagesa prej 24 vitesh. Rënia e paundit kundrejt dollarit çoi në një boshllëk prej 38 miliarë dollarësh në arkat e grupit.
Pjesa më e madhe e kontratave janë në dollarë, çfarë e ka vënë “Rolls Royce” në një pozicion mbrojtës. Ndërkohë, në humbjen e regjistruar ka ndikuar edhe një gjobë prej 671 milionë paundësh, që grupi pranoi të paguajë për të zgjidhur një padi për ryshfet në Britani, SHBA dhe Brazil muajin e kaluar.
Shuma mund të paguhej përgjatë 5 viteve, por “Rolls Royce” ka zgjedhur ta paguajë menjëherë.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...