Pas një ndërhyrjeje në një shtëpi në Londër, policia e Britanisë thotë se e ka parandaluar një komplot aktiv të terrorizmit.
Neil Basu, zyrtar i lartë i policisë për kundërterrorizëm, tha se gjashtë persona janë arrestuar gjatë një operacioni në të cilin pjesëtarët e njësiteve të kundërterrorizmit përdorën gaz lotjellës, derisa kanë depërtuar me dhunë në në shtëpi në pjesën veriore të Londërs.
Një femër në të 20-tat është qëlluar dhe plagosur gjatë ndërhyrjes së mbrëmshme. Raportohet se ajo është në spital në gjendje serioze, por stabile.
Neil Basu thotë se po vazhdojnë kërkimet dhe policia beson se personat e arrestuar paraqisnin kërcënim.
Ky zyrtar policor tha se personi i pajisur me thika, i arrestuar dje afër zyrës së kryeministres britanike, Theresa May, gjatë një operacioni të ndarë, mbetet në arrest.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...