Partia Laburiste opozitare në Parlamentin e Britanisë ka humbur edhe një deputet tjetër, pasi u largua edhe i nënti për më pak se një javë mes kritikave për antisemitizëm në udhëheqjen e partisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ian Austin, që përfaqëson zonën Dudley North në rajonin metropolit West Midlands, zgjodhi gazetën lokale “Express & Star” për të njoftuar vendimin e tij, duke kritikuar partinë si “të shkatërruar”.
Duke cituar antisemitizmin e pretenduar në parti, Austin tha se ishte “i tmerruar nga veprat dhe rreziku” i shkaktuar për popullin hebre nga Partia Laburiste dhe udhëheqësi i saj, Jeremy Corbyn.
“Unë gjithmonë u them atyre të vërtetën dhe unë kurrë nuk do të kërkoja nga populli lokal ta bëjnë kryeministër Jeremy Corbyn-in. Është e tmerrshme që një kulturë e ekstremizmit, antisemitizmit dhe intolerancës është duke i larguar deputetët dhe njerëzit e mirë që janë bindur me jetën e tyre për të udhëhequr politikën”, shkroi Austin.
Ai tha se ende nuk ka folur me grupin e ri të pavarur të deputetëve, i cili tani përbëhet nga tetë deputetë laburistë dhe tre ish-deputetë konservator.
“E majta është përgjegjëse për partinë, ata do të heqin qafe shumë deputetë modest dhe unë thjesht nuk mund ta shoh si ajo mund të kthehet në parti kryesore që të fitoj zgjedhjet dhe të ndryshoj vendin për të mirë”, tha Austin.
Sipas tij, Partia Laburiste është shkatërruar dhe është e qartë se gjërat duhet të ndryshojnë.
Një zëdhënës laburist shprehu keqardhje për largimin e Austin-it, duke theksuar se, “Ai u zgjodh si një deputet laburist, kështu që demokratike është të japë dorëheqjen nga vendi i tij dhe populli i rajonit Dudley të vendos kush t’i përfaqësoj ata”.
Më herët këtë javë, mes kaosit të vazhdueshëm mbi Brexit-in, një grup prej shtatë deputetësh dhanë dorëheqje nga Partia Laburiste dhe deklaruan se do të qëndrojnë në parlament si ligjvënës të pavarur. Veprimi i tyre u ndoq menjëherë nga një deputet tjetër, i cili po ashtu lëshoi laburistët.
Tre deputetë konservator po ashtu dhanë dorëheqje nga partia e tyre këtë javë për t’u bashkuar me grupin e pavarur.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...