Miliona qytetarë britanikë iu janë drejtuar të enjten kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e 107 këshillave bashkiakë dhe kryetarët e 11 bashkive në Angli si dhe komisionerët policorë në Angli dhe Uells.
Edhe banorët e kryeqytetit Londër do të votojnë për të zgjedhur mes kryebashkiakut në detyrë dhe kandidatit të laburistëve në opozitë Sadik Khan dhe kandidates konservatore Susan Hall.
Në Blackpool South ndërkohë mbahen edhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, pas dorëheqjen së ish deputetit konservator Skott Benton.
Ndërsa këto zgjedhje përqëndrohen mbi çështje loçale si mbledhja e mbeturinave apo siguria publike, ato kanë domethënie më të gjerë pasi rezultati i tyre do të cilësohet si një testim i mbështetjes publike për kryeministrin Rishi Sunak dhe nëse do të ketë gjasë që ai të vazhdojë mandatin pas zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Në vitin 2019, konservatorët fituan për të tretën herë radhazi zgjedhjet e përgjithshme, por pakënaqësia e mbledhur e publikut gjatë 14 viteve të tyre në pushtet, një periudhë gjatë së cilës u ndryshuan disa herë kryeministrat dhe u shënuan skandale politike, tashmë ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tyre, ndërkohë që kundërshtarët labursitë kanë kryesuar bindshëm sondazhet e zhvilluara në më shumë se një vit./ rtsh.al /
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...