Britani e Madhe, Gjykata e Lartë vendosi në favor të kryeministrit Johnson

13:00 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe vendosi që kërkesa e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e parlamentit është e ligjshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre gjykatës nga Anglia dhe Uellsi morën vendim se kryeministri ka vepruar ligjërisht duke kërkuar nga mbretëresha pezullimin e parlamentit nga java e ardhshme.

Ndaj vendimit lejohet të apelohet në Gjykatën Supreme, e cila njoftoi se është e gatshme të dëgjojë ankesat më 17 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme