Britani, deputetët do të vendosin rreth vizitës së Donald Trump

16:20 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ftesa e kryeministres së Britanisë, Theresa May, drejt presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për një vizitë shtetërore është përshkruar si e ‘turpshme’.

Në hollin e Parlamentit të Britanisë është vendosur një slogan gjigand në të cilin shkruhet ‘Thuaj jo Trump’, përderisa lejimi për vizitën e tij pritet të jetë temë diskutimi në seancën e rradhës në Parlament, transmeton portali arbresh.info.

“Që nga koha kur e ka marrë presidencën, Trump është bërë përgjegjës për politika të rrezikshme dhe përçarëse dhe mendojmë që është e turpshme që Theresa May pretendon të normalizojë politikën e tij urryese duke e ftuar atë në një vizitë shtetërore”, ka thëne Nick Dearden, drejtor i Global Justice Now.

“Ne e kemi bërë këtë projeksion dhe qëndrojmë së bashku me gati dy milionë njerëz që kanë nënshkruar peticionin për ndalimin e vizitës së Trump në vendin tonë”, ka shtuar ai.

Peticioni, i nënshkruar nga më shumë se 1.8 milion njerëz ka për qëllim ndalimin e Donald Trump të kryejë vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe.

“Ne duam të japim mesazh të qartë që Theresa May nuk mund të ndjehet komode dhe të ftojë një udhëheqës si Donald Trump,” ka shtuar ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme