Britani, 938 të vdekur brenda një dite nga COVID-19

23:57 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britani është rritur në 7.097, pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 938 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bilanci i 24 orëve të fundit është shifra më e lartë e viktimave e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ndërkaq, numri i rasteve me COVID-19 është rritur për 5.492, duke shkuar në 60.733.

Siç njoftohet, në shifrat e publikuara sot nuk janë përfshirë të dhëna nga Irlanda e Veriut.

Në vend të prekur nga virusi kanë rezultuar edhe princi Charles, i cili tashmë është shëruar, dhe kryeministri Boris Johnson, i cili dhjetë ditë pas diagnostikimit u shtrua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv pas vazhdimit të simptomave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme