Brigitte Macron ka hedhur pak dritë nga jeta e saj që kur u bë Zonja e Parë e Francës, gati një vit pasi burri i saj Emmanuel Macron u zgjodh president i Francës.
Ajo e ka shoqëruar burrin e saj në vizitën tre ditore në Uashington gjatë kësaj jave, transmeton portali arbresh.info
Mediat franceze kanë theksuars e ajo ka deklaruar se është e vështirë të gjesh paqe dhe heshtje në këtë punë.
Kur Macron u zgjodh president, hodhi në plan për të krijuar një status të gruas së parë, duke krijuar një rol zyrtar.
“Ajo që nuk më pëlqen është se kurrë nuk ka pushim”, tha ajo.
“Kudo që jeni, gjithnjë dikush do të jetë duke ju fotografuar. Nuk mund të jesh krejtësisht i qetë”, shtoi ajo.
Këto ditë, tha ajo, duke reflektuar roline saj “shpesh herë ka përshtypjen se çdo fjalë e tepërt është shumë. Kjo është pak e turpshme, sepse gjithmonë dikush qëndron nga pas”.
Në brendësi ajo ndjen se është gruaja e Emmanuel Macron dhe jo gruaja e Presidentit të Francës.
Ajo pranon se mban përgjegjësitë që mban Zonja e Parë e Francës, mbi përfaqësimin e vendit, por ka theksuar se “shumicën e kohës bën jetë normale dhe takon njerëzit e saj”.
Pas zgjedhjes së Emmanuel Macron, Brigitte Macron iu dha një rol zyrtar, i financuar nga buxheti i burrit të saj.
Puna e re, e cila nuk ka titull zyrtar, u përcaktuar si përqendrimi tek njerëzit me aftësi të kufizuara, arsimi, fëmijët, çështjet e grave, shëndeti dhe barazia gjinore.
Çifti, i cili ka një hendek prej 24 vjetësh mes tyre (ai është 40 vjeç dhe ajo sapo ka mbushut 65 vjeç) e përshkruan vetën si të pazakontë.
Macron u takua me Brigitte në kohën kur ajo ligjeronte dramën në shkollën e mesme.
Brigitte, e cila ishte e martuar atë kohë, ka deklaruars e ajo ishte mahnitur nga inteligjenca e tij, kur Emmanuel ishte vetëm 15 vjeç./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...