Presidenti francez, Emmanuel Macron ndikohet shumë nga gruaja e tij, e cila edhe e ndihmoi në zgjedhjen e kabinetit qeveritar, thuhet në librin e ri “Zonja e Parë”.
Sipas librit besohet se ajo kishte në dorë zgjedhjen e ministrit të arsimit Michel Blanquer dhe se e kishte bindur burrin e saj që të pranojë dorëheqjen e ministrit të mjedisit Nicolas Hulot, transmeton portali arbresh.info
Libri, i titulluar “Madame La Presidente”, pretendon se ata janë aq të nxituar në vendime, saqë ëndërrojnë edhe mbi situatën “pas vdekjes së saj”.
Gerard Collomb, ish ministër i brendshëm, iu referua Zonës së Parë si “informatorja e avancuar”, pasi ajo gjithnjë tenton të provojë opinionin mbi burrin e saj.
Megjithatë, ajo ka bërë gabime të tilla si lejimi i gazetës Le Monde në Pallatin Elysée për të parë renovimet me vlerë rreth 600,000 € (vetëm 52 ditë), vetëm tre ditë para protestave të “jeleketve të verdha” të shkaktuara nga taksat e larta dhe pagat e ulëta.
Me ketë rast, autorët Ava Djamashidi dhe Nathalie Shuck e quajtën Zonjën e Parë të Francës, Maria Antoneta e re.
Maria Antoneta, Mbretëresha e fundit e Francës para Revulocionit Francez, besohet që ka shpenzuar aq shumë për vete, duke mos e qarë kokën për popullin që nuk kishte bukë për të ngrënë.
Sipas miqve të presidentit Macron, ai i detyrohet për të gjitha gruas së tij, ndërsa zëra të tjerë shtojnë se “ajo është udhëheqësja e Francës”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...