Një Brexit pa marrëveshje tani ka më shumë gjasa të ndodhë, por mundet ende të shmanget, thotë shefi i ekipit negociator të BE-së.
Michel Barnier tha se sheh tri mënyra për të vazhduar tutje, pasi që deputetët dështuan të pajtohen në propozimet e fundit të Brexitit – pa marrëveshje, zgjatje më e gjatë apo marrëveshja e kryeministres.
“Pa marrëveshje nuk ishte asnjëherë dëshira jonë apo skenari i paraparë, por BE 27 tani është i përgatitur”, tha Barnier. “Bëhet më e mundshme përditë”, transmeton portali arbresh.info.
Theresa May është duke i përgatitur për bisedime pesë orëshe me kabinetin.
Deputetët votuan mbi katër alternativat e marrëveshjes së tërheqjes së kryeministres, por asnjë nuk fitoi shumicën.
Një bashkim doganor me BE u refuzua nga tre vota ndërsa një mocion për një tjetër referendum mori më së shumti vota në favor, por ende humbi.
Britania e Madhe do të largohet nga BE më 12 prill, por ende mund të kërkojë zgjatje.
Sekretari i Brexit, Stephen Barclay u tha deputetëve se nëse ata dëshironin të siguronin një vonesë të mëtejshme nga BE, qeveria duhet të jetë në gjendje të paraqesë një “propozim të besueshëm” për atë se çfarë do të bënte.
Barnier shtoi se çdo zgjerim ka bartur “rreziqe të konsiderueshme për BE-në” dhe se një “justifikim i fortë do të ishte i nevojshëm” para se BE të pajtohej./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...