Theresa May ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të përballet me një “terren të paeksploruar” nëse Parlamenti hedh poshtë marrëveshjen e saj të Brexit me Bashkimin Europian, që pritet të votohet më 14 ose 15 janar, ndërsa vetë kryeministrja është zotuar të dyfishojë përpjekjet e saj për të fituar besimin e deputetëve.
“Dalja e Britanisë së Madhe në mars është “në rrezik” nëse deputetët nuk e mbështetën marrëveshjen”, tha ajo.
Votimi i javës së ardhshme padyshim që do të kryhet tha May për BBC, pasi ajo premtoi mbrojtje të re për Irlandën e Veriut dhe kërkoi përfshirjen e më shumë deputetëve në formësimin e negociatave të ardhshme me BE-në.
Por një konservator pro Brexit tha se vota për të dalë pa marrëveshje është “forcim”. Edhe një figurë e lartë e Laburistëve tha se besonte se zgjedhjet e përgjithshme mund të jenë të pashmangshme “brenda disa muajsh” në qoftë se ka bllokim në Parlament duke bërë që pakti i May me BE të ngecë.
Një marrëveshje mbi kushtet e divorcit me Mbretërinë e Bashkuar dhe kuadri i marrëdhënieve të ardhshme është arritur midis May dhe BE, por ajo duhet të kalojë një votim nga deputetët në Parlament para se të pranohet.
Votimi i shumë kontestuar do të ndodhte në dhjetor, por u shty në minutën e fundit pasi May u përball me një disfatë pothuajse të përcaktuar mes kundërshtimit të shumë deputetëve të saj, si dhe të Partisë Laburiste.
I pyetur nga Andrew Marr i BBC-së nëse votimi do të “përfundojë” në javën e dytë të janarit, ajo u përgjigj: “Po, do ta zhvillojmë votimin”.
Ajo tha se me të vërtetë besonte se kishte rënë dakord për një “marrëveshje të mirë” për vendin dhe se ishte në dorën e kundërshtarëve të saj për të përcaktuar alternativat për të.
E pyetur se çfarë kishte ndryshuar që nga muaji i kaluar, ajo tha se BE tashmë ka rënë dakord për disa “ndryshime” dhe ajo po vazhdonte të flasë me krerët evropianë, teksa u përpoq t’i jepte deputetëve “besimin” për të mbështetur marrëveshjen.
May premtoi të tolerojë më shumë në tre fusha në ditët e ardhshme:
-Masat specifike për Irlandën e Veriut;
-Një rol më të madh për Parlamentin në negociatat për fazën e ardhshme të marrëdhënieve të ardhshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE;
-Siguri të mëtejshme nga BE për të adresuar shqetësimet mbi kufirin e vështirë irlandez;
May gjithashtu theksoi se nëse marrëveshja e saj refuzohet me votë, ajo do të inkurajonte të dy përkrahësit e një Brexit pa marrëveshje dhe atyre që duan të mbeten në BE, të vendosin nëpërmjet një referendumi tjetër.
“Nëse marrëveshja nuk votohet, atëherë ne do të hyjmë në një terren të paeksploruar”, tha ajo.
“Unë nuk mendoj se dikush mund të thotë çfarë do të ndodhë në lidhje me reagimin që shohim në Parlament. Ajo që shihni është një udhëheqje e Laburistëve… e cila po kundërshton çdo marrëveshje për të krijuar kaosin më të madh të mundshëm, ndërsa në krahun tjetër janë njerëz që promovojnë një referendum të dytë me qëllim që të ndalojnë Brexit, ndërsa ka edhe njerëz që duan të shohin Brexitin e tyre të përsosur e rreziku këtu është se në fund mund të dalim pa Brexit”, theksoi May.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...