Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar se nuk është bërë progres i mjaftueshëm për të kaluar në fazën e ardhshme të bisedimeve për Brexit.
Ai tha se fjalimi ‘realist’ i Theresa May në Florence, tregoi se filozofia e Britanisë së Madhe ‘për të patur një tortë dhe për ta ngrenë është duke shkuar drejt fundit’, transmeton portali arbresh.info
Tusk ka shtuar se ‘nuk ka përparim të mjaftueshëm’.
Theresa May kishte shpresuar se oferta e saj për një periudhë dyvjeçare tranzitore pas Brexit do të zhbllokonte ngërçin mes Britanisë dhe BE-së.
Gjatë një takimi me Theresa May në Londër, Tusk tha: “Ndjehem optimist për tonin konstruktiv dhe realist të fjalimit të kryeministres në Firence. Natyrisht, askush nuk do të thotë që Brexit është gjë e mirë, sepse sikurse e kemi thënë më herët Brexit do të shkaktojë vetëm dëmë, prandaj unë nuk e kam ndryshuar mendimin në lidhje më këtë”.
Komentet e Tusk vijnë një muaj përpara se Këshilli Europian të vendosë nëse është bërë përparim i mjaftueshëm për të filluar bisedimet tregtare, sikurse dëshiron Britania e Madhe./arbresh.info/
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje ...
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...