Brexit, Tusk i jep ultimatum kryeministres May

19:31 | 17 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, i ka dhënë afat dy javë kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, për të filluar bisedimet rreth tregtisë dhe kufirit me Irlandën.

Ai ka theksuar se BE është “gati” të kalojn në fazën e ardhshme të bisedimeve të Brexit, transmeton portali arbresh.info

Por ai tha se Britania e Madhe duhet të tregoj më shumë përparim në “faturën e divorcit”.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka theksuar se është bërë “përparim”, por që ende duhet punë.

Negociatat për Brexit aktualisht janë bllokuar për shkak të faturës së divorcit, të drejtave të qytetarëve të BE-së dhe mbi kufirin me Irlandën.

Pas bisedimeve me Theresa May në margjinat e samitit të vendeve të punës në Suedi, Tusk përsëriti mesazhin, duke theksuar se ai do t’ju rekomandonte liderëve të BE-së që të fillonin me fazën e dytë të bisedimeve.

“Ne jemi gati që fazën e dytë të bisedimeve ta fillojmë në dhjetor”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme