Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha gjatë një debati në Parlamentin Evropian se rreziku i një Brexiti pa marrëveshje është ende “shumë real”.
“Koha po mbaron,” tha ai në debatin mbi temën e të ashtuquajturës marrëveshje divorci të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian.
Juncker gjithashtu tha, “një Brexit pa marrëveshje mund të jetë zgjedhja e Mbretërisë së Bashkuar, por ajo kurrë nuk do të jetë e jona”.
Johnsoni mbetet optimist se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE me marrëveshje, por ai ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Brexiti do të ndodhë në këtë datë edhe pa marrëveshje dhe pavarësisht që një ligj britanik i kërkon atij të bëjë një shtyrje të afatit të Brexitit, po të mos jetë rënë dakord për një marrëveshje. Pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata mbetet e ashtuquajtura klauzolë irlandeze.
Johnsoni e ka refuzuar zgjidhjen, e cila u propozua për herë të parë në marrëveshjen e ndërmjetësuar me ish-kryeministren Theresa May, por negociatorët e BE thonë se ai ende nuk ka ofruar një zgjidhje të zbatueshme si zëvendësim. Klauzola e Irlandës, e njohur si backstop është përshkruar si një rrjet sigurie për të shmangur një kufi me kontrolle të forta midis Irlandës, e cila do të mbetet anëtare e BE-së, dhe Irlandës së Veriut, e cila do të largohet nga blloku me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar./tch/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen