Brexit nuk do të prekë vetëm marrëdhëniet komplekse midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, por do të shërbejë edhe si një pengesë për fushën shkencore, shkruhet në revistën ”Nature”.
Çështja më e nxehtë në tryezë ka të bëjë me pjesëmarrjen e britanikëve në programin ‘’Horizon Europe’’, programin e madh europian të kërkimit prej 100 miliardë eurosh, që do të fillojë më 1 janar 2021 dhe do të zgjasë shtatë vjet.
Gjatë 11 muajve të ardhshëm të tranzicionit, pak ose asgjë nuk do të ndryshojë për botën e kërkimit.
Shkencëtarët do të jenë të lirë të pranojnë detyra pune dhe udhëtime midis Britanisë së Madhe dhe vendeve të BE-së saktësisht siç ka qenë deri tani.
Përveç kësaj, britanikët do të jenë në gjendje të aplikojnë për fondet e kërkimit europian dhe të marrin pjesë në programe shkëmbimi.
Sidoqoftë, gjithçka mund të ndryshojë me negociatat në vazhdim.
Ministri britanik i Kërkimit, Chris Skidmore do të donte që Britania të bashkohej me programin ‘’Horizon Europe’’ duke marrë një status që lejon shkencëtarët britanikë të marrin pjesë aq gjerësisht sa bëjnë sot.
Për të lehtësuar qarkullimin e ”trurit”, qeveria britanike ka njoftuar një vizë të shpejtë (Global Talent Visa) për studiuesit që duhet të hyjnë në fuqi më 20 shkurt.
Nëse Britania e Madhe nuk do të bashkohej me programin ”Horizon Europe”, studiuesit britanikë mund të merrnin pjesë vetëm në disa projekte të financuara nga BE, pa qenë në gjendje t’i koordinonin ato, dhe vetëm nëse qeveria e tyre do të pranonte të mbante shpenzimet.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje më e gjerë tregtare me BE, mund të ketë pasoja për udhëtimin, shkëmbimin e të dhënave, provat klinike dhe furnizimet thelbësore për laboratorët./lajm/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...