Google ADS

Brexit: Negociatori i BE-së qëndron i vendosur për të drejtat e qytetarëve

13:08 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Negociatori i lartë i Brexit i BE-së ka thënë se ka ende dallime të mëdha midis BE-së dhe MB-së mbi të drejtat e qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani.

“Pozicioni britanik nuk u lejon këtyre personave të interesuar të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre siç bëjnë sot”, tha Michael Barnier, transmeton portali arbresh.info.

Barnier tha se Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) duhet të ketë juridiksion për të garantuar të drejtat e qytetarëve.

Ai tha gjithashtu se ishte thelbësore që Mbretëria e Bashkuar të njohë detyrimet e saj financiare.

“Ne duam që qytetarët e BE-së në Britani të kenë të njëjtat të drejta si qytetarët britanikë që jetojnë në BE”, tha ai në një konferencë shtypi.

Kjo do të kërkonte që GJED-ja të ishte garantuesi përfundimtar i këtyre të drejtave, tha ai – sepse Britania mund të ndryshonte thjesht ligjet e saj më vonë, duke krijuar pasiguri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme