Numri i pasaportave irlandeze të lëshuara sivjet ka thyer çdo rekord që prej votës për Brexit, me aplikimet nga Britania dhe Irlanda e Veriut që vazhdojnë të rriten.
Qeveria irlandeze tha se gjatë vitit 2017, më shumë se 160 000 pasaporta iu lëshuan vetëm njerëzve nga Irlanda e Veriut dhe Britania. Njëkohësisht, numri i njerëzve të lindur në Britani, por që janë regjistruar si irlandezë, u rrit me 95%.
Sipas statistikave të Ministrisë së Jashtme irlandeze, në vitin 2017 u lëshuan në total 779 000 pasaporta, numri më i lartë në historinë e vendit. Numri i pasaportave të reja për 2017 ishte 6% më i lartë se një vit më parë dhe 15% më i lartë se në 2015. 20% e pasaportave për këtë vit i shkuan njerëzve nga Britania dhe Irlanda e Veriut, ku qytetarët kanë të drejtën, sipas marrëveshjes për paqen, që të identifikohen si irlandezë apo britanikë.
Numri i personave nga Britania e Madhe që morën pasaportën irlandeze këtë vit u rrit me 28%. Rritja e kërkesës për pasaportën irlandeze në Britani dhe Irlandën e Veriut lidhet pashmangshmërisht me Brexit-in, meqë një pasaportë irlandeze i lë hapur opsionet evropiane pas largimit të Britanisë nga unioni./tch/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...