Google ADS

Brexit: May thotë që ka përparim, BE-ja paralajmëron “sfidë”

20:12 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Çështjet ende duhet të zgjidhen, por përparim është duke u bërë në negociatat për Brexit, ka këmbëngulur kryeministrja e Britanisë së Madhe,  Theresa May.

May tha se ka gjatë takimit me liderët e BE-së në Bruksel, ka pasur një atmosferë “shumë pozitive”, transmeton portali arbresh.info

Mbretëria e Bashkuar tha ajo, do të nderonte angazhimet e saj financiare dhe do të ndantë të njejtën dëshirë si Irlanda për të ndaluar pengesat për tregëtinë ose lëvizjen përtej kufirit.

Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk tha se bisedimet mund të shkonin në fazën e ardhshme në dhjetor , por ai ka shtuar se kjo do të thotë “sfidë e madhe”.

Në një samit të sigurisë në Bruksel, May kishte një takim me drekë me Angela Merkel dhe gjithashtu u takua edhe me Donald Tusk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme