Brexit: May ofron më shumë siguri për shtetasit e BE-së

09:53 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Theresa May u zotua ta bëjë sa më lehtë të jetë e mundur për shtetasit e BE-së që të qëndrojnë në Britani të Madhe pas Brexit, përpara një samiti kyç të udhëheqësve evropianë.

Në një postim në Facebook, kryeministrja këmbënguli se procesi i aplikimit për statusin e zgjidhur do të ishte “i efektshëm” dhe kostoja “aq e ulët sa të jetë e mundur”, transmeton portali arbresh.info

Ajo tha se përfaqësuesit e shtetasve të BE do të ulen në një “grup përdoruesish” i cili do të heqë çdo problem në sistem.

27 liderë tjerë të BE-së do të vlerësojnë progresin e përgjithshëm në bisedimet deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme