Duhej të ishte përballja e verës, por tashmë duket se qeveria britanike pranoi kokulur disfatën e parë për “Brexit”.
Pas ditës së parë të bisedimeve në Bruksel, Sekretari britanik për “Brexit”, David Davis konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar pranon kalendarin europian për negociatat.
BE ngulte këmbë prej kohësh se, bisedimet për tregtinë nuk mund të nisin pa u përcaktuar qartë rendi i divorcit, më saktë fatura për “Brexit”, të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe kufiri me Irlandën.
Para disfatës zgjedhore të konservatorëve, ministri Davis kërcënonte se do të luante ashpër me Brukselin dhe zotohej se do t’i rezistonte kalendarit të BE-së. Por pas 6 orë bisedimesh me kryenegociatorin europian, Michel Barnier, Davis tha se Londra pranon qasjen europiane.
“Nuk ka rëndësi si fillon, por si përfundon”, deklaroi më pas Davis, në përpjekje për të justifikuar kthesën 180 gradë, ndërsa takimi i parë është cilësuar si një disfatë “3-0” për Britaninë e Madhe nga vet shtypi britanik.
Megjithëse kryeministrja Theresa May dhe Sekretari për “Brexit”, David Davis, pretendojnë se bisedimet për tregtinë do të zhvillohen krahas atyre për divorcin, të vërtetën e nxjerr në shesh qartë kryenegociatori i BE-së, Barnier, i cili tha se nuk do të ketë asnjë diskutim për tregtinë, pa u shënuar progres për divorcin.
Barnier tha se BE-ja nuk po përpiqet të ndëshkojë Britaninë, por sekuenca e Brukselit është mëse logjike, diçka që fare pa qejf duket se e ka pranuar edhe Londra, pavarësisht ngjyrimit të ndryshëm që përpiqet t’i japë.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...