Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të jetë fatkeqësia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë James Chapman, ish shefi i stafit për Brexit në Britani.
Ai me këto deklarata i është drejtuar ministrit të tanishëm të Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis, duke bërë thirrje për krijimin e një partie të re politike, e cila do ta dënonte këtë një gjë të tillë, shkruan Rel.
Chapman i ka bërë këto kritika ndonëse ka punuar për gati një vit në përgaditjet e vendit për dalje nga BE-ja, pas mbajtjes së referendumit në qershor të vitit 2016.
“Frikësohem se kjo do të jetë fatkeqësia më e madhe për vendin tonë që prej Luftës së Dytë Boterore”, ka thënë Chapman, përmes Twitterit.
Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të parlamentit ta pranojnë që Brexiti do të jetë një katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nëse është e nevojshme ta krijojnë një parti të re, për ta kthyer mbrapa këtë çështje.
Chapman ka punuar më parë si ndihmës i ish ministrit të Financave, George Osborne.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...