Google ADS

Brexit, kabineti i Theresa May miraton marrëveshjen e tërheqjes

21:09 | 14 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Kabineti i Theresa May ka miratuar projektin e marrëveshjes se Brexit, të arritur nga negociatorët britanikë dhe BE-ja.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka dhënë njoftimin pas një takimi pesë orësh në zyrën e saj, transmeton portali arbresh.info

Kjo marrëveshje do të thotë që BE-ja do të jap dritën jeshile në një samit të Këshillit të Europës në fund të nëntorit.

“Unë besoj se i kam borxh këtij vendi, dhe se vendimi i marrëveshjes është bërë në interes kombëtar”, tha May.

“Unë besoj me gjithë zemrën dhe fuqinë e mendjes që ky është vendimi më me interes për Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.

24 orët e fundit ajo ka kaluar duke mbajtur takime kokë më kokë me ministrat dhe ka lejuar që ata të rishikojnë edhe njëherë projektin e marrëveshjes.

Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar është duke mbretëruar një klimë e rëndë mes votuese “qëndro” dhe “ik”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme