Sipas një hulumtimi përqindja e danezëve që dëshirojnë largimin e Danimarkës nga Bashkimi Evropian (BE) ka shënuar ulje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat tregojnë se 62 për qind e danezëve kundërshtojnë mbajtjen e një referendumi popullor në lidhje me çështjen nëse Danimarka duhet të largohet apo të mbetet në BE, ndërsa vetëm 26 për qind e tyre e mbështesin një referendum të tillë.
Në rast të organizimit të një referendumi për largimin apo qëndrimin e Danimarkës në BE, 66 për qind e danezëve që morën pjesë në hulumtim u deklaruan se do të votonin për të qëndruar në BE ndërsa 22 për qind u përcaktuan për largim nga BE-ja.
Kujtojmë se në një hulumtim të zhvilluar para referendumit të mbajtur në vitin 2016 për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit), thuhet se 33 për qind e danezëve mbështesnin idenë për një referendum popullor për largimin e Danimarkës nga Unioni.
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur