Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, e cila është partia më e madhe në opozitë, Jeremy Corbyn, po përpiqet ta mbajë nën kontroll një revolt të disa prej ministrave në hije, deputetëve dhe aktivistëve të partisë.
Ata janë të zemëruar për shkak të qëndrimit neutral të kryetarit për Brexit-in dhe kanë kërkuar që ai ta mbështesë qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Evropian.
Tensionet në partinë më të madhe opozitare u rritën të shtunën pas akuzave se udhëheqësit e partisë po përpiqen ta bllokojnë debatin demokratik dhe ta shmangin vendimin për marrjen e një qëndrimi të qartë të partisë lidhur me çështjen e Brexit-it.
Në atë që duhej të ishte konferencë e shfaqjes së unitetit të partisë për politikat e reja për arsimin dhe shëndetësinë para zgjedhjeve të mundshme, tubimi në fakt u përcoll me atmosferë përçarëse. Disa prej ministrave në hije e kundërshtuan haptas kryetarin Corbyn dhe e përkrahën qëndrimin e Britanisë në BE.
Konferenca e Partisë Laburiste do të vazhdojë edhe të dielën. Në të do të zhvillohen diskutime për hapat e ardhshëm për Brexit-in, ndërsa të hënën pritet të mbahet një votim. Kryetari i partisë, Jeremy Corbyn, do ta mbajë fjalimin kryesor të mërkurën.
Sipas sondazhit më të ri, Partia Laburiste do t’i fitonte vetëm 22 për qind të votave, 15 për qind më pak se rivalja kryesore, Partia Konservatore e kryeministrit Johnson, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...