Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk ka pasur një ndikim të shpejtë, por më tepër do të sjellë ndryshime afatgjata që do ta bëjnë vendin më të varfër në dekadën e ardhshme, thotë një studim.
Fondacioni Resolution dhe London School of Economics (LSE) thonë se do të duhen “shumë vite” që ekonomia e Britanisë së Madhe t’i përshtatet pasojave që do sjell Brexit, transmeton portal arbresh.info
Raporti i tyre i përbashkët “Brexit i madh” është pjesë e një hetimi të madh për ndryshimet ekonomike me të cilat u përball vendi gjatë vitit 2020.
Raporti thotë se është e rëndësishme që të ndahen efektet e Brexit nga ajo e pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, raporti thekson se në aspektin tregtisë është vërejtur një rënie që “nuk shpjegohet nga ndryshimet në modelin e tregtisë globale gjatë pandemisë”.
“Raporti vë në dukje se Britania e Madhe humbi gjithashtu pjesën e tregut në tre nga tregjet më të mëdha të importit të mallrave jashtë BE-së në vitin 2021: SHBA, Kanada dhe Japoni”, thekson raporti.
Në veçanti, “hapja tregtare”, ku tregtia matet si pjesë e PBB-së (produkti i brendshëm bruto) – tregon një rënie shumë më të lartë (minus 8% midis 2019 dhe 2021) sesa në vendet me profile të ngjashme tregtare, si Franca (minus 2%).
Raporti gjithashtu thekson se Britania e Madhe ka pëjetuar një humbje të madhe në konkurencë.
Marrëveshjet e reja tregtare sipas marrëveshjes pas Brexit që hyri në fuqi në janar 2021 “do të çojnë në rregullime të mëdha për disa sektorë”, paralajmëron raporti.
“Pengesat tregtare duket se do të rriten më shumë në bujqësi dhe shërbime (dhe veçanërisht në shërbime profesionale më të rregulluara) sesa në prodhim,” parashikon grupi i ekspertëve.
Edhe pse konkurrenca e ulët e importeve mund të ndihmojë sektorë të tillë si bujqësia dhe prodhimi i ushqimit, raporti thotë se peshkimi dhe prodhimi i metaleve do të përjetojnë goditje të mëdha.
Autorët thonë se qëllimi i tyre nuk është të rishfaqin argumentet mbi Brexit që u vendosën nga referendumi i vitit 2016. Përkundrazi, raporti synon të përmirësojë “të kuptuarit e shkallës së ndryshimit ekonomik që do të vijë… informacion jetik për politikëbërësit që kërkojnë të rinovojnë strategjinë ekonomike të Britanisë së Madhe”./euronews/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...