Qeveria britanike rithekson se nuk do të zgjasë afatin për të arritur një marrëveshje me BE për marrëdhëniet pas Brexit, pavarësisht pandemisë.
Micheal Gove se tha është ‘ende plotësisht e mundur që marrëveshja të përfundojë me 31 dhjetor’, ndërsa Bashkimi Europian është më pesimit karshi kësaj, transmeton portal arbresh.info
Michel Barnier, shefi negociator i BE për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, e quajti raundin e bisedimeve të javës së kaluar “zhgënjyese” dhe akuzoi Britaninë se nuk pranoi të “merrej seriozisht” për çështjet themelore.
Britania zyrtarisht u largua nga BE më 31 janar, por i zbaton të gjitha rregullat e BE-së deri në fund të vitit.
Deri në një marrëveshje, të dy palët duhet të përcaktojnë një marrëdhënie të re që do të përfshijë tregtinë, sigurinë dhe shumë çështje të tjera ose do të përballen me një ndarje kaotike që do të ishte e dëmshme ekonomikisht për të dy palët, por veçanërisht për Mbretërinë e Bashkuar.
Pandemia e koronavirusit ndërpreu bisedat e drejtpërdrejta ballë për ballë, domethënë që të dy palët duhej të negocionin përmes konferencave përmes videove ndërsa merreshin me krizën shëndetësore, ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia e virusit.
Sipas kushteve të marrëveshjes për Brexit, periudha e tranzicionit mund të zgjatet edhe për dy vjet, por qeveria konservatore në Britani të Madhe nuk dëshiron që të shfrytëzojë këtë afat.
Dy raunde të tjera bisedimesh janë planifikuar për në mes të majit dhe fillim të qershorit, përpara një samiti të nivelit të lartë që do të vendosë nëse ka një shans për sukses deri në fund të vitit.
Zëdhënësi i Johnson James Sleek tha sot se “duhet të ketë një iniciativë politike nga ana e BE-së për të ecur përpara negociatat”./arbresh.info/
Jessica Alba shpërndan këngën ‘Obsesion’ nga Tayna, teksa fr...
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga ...
Zeqiri ndan mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së K...
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...