Liderët e BE’së kanë vendosur që të shtyjnë Brexitin deri me datën 31 janar të vitit 2020.
Britania edhe zyrtarisht nuk do të dalë me datën 31 tetor të këtij viti, siç ishte planifikuar më herët.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se kjo ishte një shtyrje, cka do të thotë se Britania e Madhe mund të dalë nga BE edhe para afatit të fundit nëse marrëveshja do të miratohet në parlament.
“Ishte një takim i shkurtër dhe efikas dhe unë jam i lumtur me vendimin e marrë”, ka thënë Michel Barnier, negociatoriI BE pë Brexitin.
E gjithë kjo vjen në një kohë kur deputetët përgatiten të votojnë propozimin e Boris Johnson për zgjedhje të parakohëshme më 12 dhjetor. SNP dhe liberal demokratët po ashtu kanë propozuar zgjedhje më 9 dhjetor. Një burim nga doëning street ndërkohë tha se qeveria do të prezantonte një propozim thuajse identik me atë të liberal demokratëve dhe snp të martën nëse laburistët do të votonin planin e tyre më pas dhe se do të kishte zgjedhje para krishtlindjeve, në cdo rast. Britania e madhe do të dilte nga blloku të enjten, por Johnson u detyrua të kërkonte një shtyrje pasi parlamenti nuk mbështeti marrëveshjen e tij për brexitin.
Johnson në vazhdimësi ka thënë se britania e madhe do të dilte nga BE më 31 tetor, me apo pa marrëveshje, por ligji kërkon nga ai të pranojë ofertën e BE për shtyrje. Johnson po përpiqet tani të bindë deputetët të bien dakord për një axhendë të re për marrëveshjen e tij të brexitit dhe zgjedhje më 12 dhjetor.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...