Brexit, Britania mund të revokojë nenin 50 pa miratimin e BE-së

19:38 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Avokati i Përgjithshëm në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, Campos Sanchez-Bordona, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga neni që thërret të largohet nga Bashkimit Evropian (BE) pa aprovimin e Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bordona tha se sipas ligjit të BE-së një vend anëtar mund të revokojë nenin 50 pa pasur nevojë për miratim nga Komisioni Evropian ose 27 vendet e tjera anëtare.

“Avokati i Përgjithshëm propozon që Gjykata e Drejtësisë, në gjykimin e saj të ardhshëm, të deklarojë se neni 50 TEU (Traktati mbi BE-në) lejon revokimin e njëanshëm të shpalljes për synimin e tërheqjes nga BE”, tha Bordona në një deklaratë.

Sipas tij, revokimi i njëanshëm po ashtu do të ishte një manifestim i sovranitetit të shtetit anëtar që po largohet, i cili zgjedh të ndryshojë vendimin e tij fillestar.

Këshilla mund të nxisë fushatën anti-Brexit dhe deputetët që kanë argumentuar gjatë se revokimi i nenit 50 është më e thjeshtë se ajo që qeveria ka kërkuar.

Një grup ndërpartiak i parlamentarëve skocezë filloi një peticion ligjor në muajin dhjetor të vitit 2017, ndërsa muajin e kaluar gjykata e drejtësisë thirri një takim urgjent në Luksemburg për ta marrë në konsideratë atë.

Duke folur për Guardian, eurodeputeti skocez Alyn Smith, i përfshirë në procesin ligjor tha se “Tani kemi një udhërrëfyes për të dalë nga kaosi i quajtur Brexit dhe tashmë shihet një dritë në fund të tunelit, ndërsa zgjidhja që u është ofruar deputetëve nga kryeministrja May flet se kemi të bëjmë me një abuzim të Parlamentit”.

Qeveria ishte përpjekur të parandalonte rastin të arrinte në gjykatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme