Negociatorët nga Britania e Madhe dhe BE i kanë përshkruar bisedimet e tyre si ‘teknike’ në përpjekje për të rënë dakord për një marrëveshje të re të Brexit.
Një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve britanikë, përfshirë edhe këshilltarin e Britanisë së Madhe në BE, David Frost, janë duke marrë pjesë në bisedimet që po zhvillohen në Brukles, transmeton portali arbresh.info
Takimet mes liderëve pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Megjithatë, përkundër intesitetit të bisedimeve, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka sugjeruar se ekziston një mundësi shumë e vogël për marrëveshje.
Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 23:00 GMT më 31 tetor dhe samiti i liderëve evropian të enjten dhe të premten është parë si shansi i fundit për të rënë dakord për një marrëveshje përpara këtij afati.
Propozimet e rishikuara të kryeministrit Boris Johnson ,të hartuara për të shmangur shqetësimet për kufirin e vështirë në ishullin e Irlandës pas Brexit, u kritikuan nga krerët e BE në fillim të javës së kaluar.
Sidoqoftë, Johnson dhe kryeministri irlandez Leo Varadkar zhvilluan bisedime dhe deklaruan se ata janë duke parë që ‘të shohin një rrugëdalje për një marrëveshje të mundshme’./arbresh.info/
Hamza: Koha të punojmë së bashkë për ta bërë Kosovën ma të m...
Spitalet e Turqisë po iu kërkojnë pagesa private pacientëve ...
Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital
Araujo i jep dritën jeshile transferimit te gjiganti i Serie...
Atentati në Berat, arrestohet një tjetër i dyshuar që ndihmo...
“E ka merituar të qëndrojë në shtëpi, ishte simbol jashtë”, ...