Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se ka “shenja inkurajuese” të përparimit në negociatat e Brexit-it dhe sugjeroi se bisedimet tregtare fillojnë në dhjetor.
Merkel ka udhëhequr mbledhjen e një samiti përpara BE-së ku ata pritet që t’ju bëjnë thirrje deputetëve tjerë për t’i dhënë fund bllokadës, transmeton portali arbresh.info
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka bërë thirrje për “urgjencë” nga BE-ja në zgjidhjen e çështjes së të drejtave të qytetarëve pas Brexit.
Megjithatë, Britania e Madhe dëshiron që agjenda e bisedimeve të kalojë së pari në marrëveshjen tregtare, por për një marrëveshje të tillë kërkohet miratimi i të gjithë liderëve.
Merkel ka theksuar se përparimi i deritanishëm ishte “jo i mjatueshëm për të hyrë në fazën e dytë”, por ka shtuar se “është inkurajues”.
“Ne do të vazhdojmë bisedimet me qëllim që të arrijnë në fazën e dytë gjatë muajit dhjetor”, shtoi Merkel. /arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...