Breshëri plumbash në ShBA, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

12:38 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një breshëri plumbash në Kansas ka lënë të vdekur katër persona dhe të paktën pesë të tjerë raportohen të plagosur, transmeton BW.

Mediet lokale raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një lokali, në qendër të Kansas.

Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit nuk është ndaluar ende nga policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme