Një avion i AtlasGlobal Airlines bëri ulje të detyruar në aeroportin Ataturk të Stambollit pasi u godit nga një breshër i frikshëm që ka dëmtuar rëndë pjesën e përparme të tij dhe xhamat e kabinës së pilotit.
Avioni ishte ngritur në ajër nga veriu i Qipros dhe po zhvillonte një fluturim rutine kur mbi Turqi, u gjend në mesin e një stuhie të fortë dhe një breshëri gjigand. Breshër me përmasat e një topi golfi dhe reshje të dendura shiu u përplasën një ditë më parë mbi Stamboll, si pjesë e një stuhie të furishme që përmbyti rrugë, rrëzoi pemë e paralizoi trafikun ajror e atë rrugor në qytetin më të madh të Turqisë.
Aq e madhe ishte forca e saj sa rrëzoi një pjesë të murit të gurtë që rrethon varrezën e komunitetit të krishterë armen, duke plagosur dy persona, raporton e përditshmja “Daily Sabah”. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolli”, nga ana tjetër thotë se erërat e forta rrëzuan një vinç në zonën e portit, i cili ra mbi një grup fuçish nafte duke shkaktuar një shpërthim të vogël e një zjarr, ndërsa një depo ka marrë flakë pas goditjes nga rrufeja.
Kjo ishte hera e dyte brenda 10-ditesh që reshje të dendura shiu bëhen shkas për përmbytjen e rrugëve të Stambollit dhe mbjellin kaos në qytet.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...