Punëtorët e ndërtimit në Amsterdam kanë arritur t’i ndërrojnë binarët e hekurudhës, dhe të ndërtojnë një tunel prej betoni për trenin për – dhe atë për vetëm tre ditë.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq një ekip të punëtorëve të palodhshëm që punojnë 24 orë për të rindërtuar rrugën e re të autostradës, ndërrojnë binarët dhe të hapin një tunel të betonit në një afat rekord
Vlen të theksohet se bëhet fjalë për tunelin me 3 mijë tonelata beton, që përfundoi para kohës së paraparë nga kontraktuesit dhe punëdhënësi.
Ndërtimi është pjesë e projektit prej 1.6 miliardë euro për zgjerimin e hekurudhës së Amsterdamit dhe zonës së saj përreth.
Por për të pasur hapësirë të mjaftueshme për manovrim, ata është dashur të largojnë fillimisht binarët dhe të fillojnë me ndërtimin e rrugës dhe të tunelit.
Videoja tregon më së miri se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë një gjë është e sigurtë që ajo deri më tani ka marrë miliona shikime dhe pëlqime për shkak të saktësisë, pastërtisë dhe punës cilësore të kryer nga punëtorët./express
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...