Të dielën e kaluar, porti detar La Linea de la Concepción përfundoi karnavalin e saj vjetor dhe turmat e këngëtarëve të veshur me veshje të zbukuruara u drejtuan për shtëpi.
Por vetëm pak javë më parë, La Linea ishte dëshmitare e një llojit më të keq, pasi 20 kontrabandistë të droguar dhe bashkëpunëtorët e tyre sulmuan një spital, me qëllim për të liruar një nga trafikantët e plagosur nga paraburgimi, transmeton portali arbresh.info
Disa ditë më vonë gjyqtari që hetoi sulmin u rrethua dhe u kërcënua nga një grup prej 40 banditësh.
Këto incidente ishin shfaqja e fundit e profilit të lartë të fuqisë së kontrabandës së drogës, ku pikërisht është pika hyrese për sasinë më të madhe të drogave ilegale nëpër të gjithë BE-në, thotë Francisco Mena, kreu i vjetër i një grupi anti-drogë.
Gjatë viteve, Mena ka dëshmuar se një tregëti e bazuar në anije me shpejësi të lartë, që lëviz mes Afrikës dhe Europës, duke ngarkuar 1,200kg hashash, është përhapur në mënyrë dramatike.
Ai ka shtuar se gjatë vitit të kaluar, ka ndodhur trafikimi më i madh në historinë e kontrabandës.
Ai përmendi një incident historik në prillin e kaluar kur mbi 100 trafikantë u gjëmaun nga policia në një plazh duke u përpjekur të konfiskonin një motoskaf.
Më pas policia ia doli të konfiskonte 145,372 kg hashash.
Rreth 30 banda, secila me 100 anëtarë vepron në La Linea.
Në La Linea rreth 33 përqind e popullsisë janë të papunë, ndërsa që shumë peshkatarë veprojnë si trafikantë me barkat e tyre.
Mena refuzon që të pranojë se La Linea është kthyer në një rrugë pa kthim. Ai beson se krijimi i vendeve të punës, edukimi shoqëror dhe mundësia për integrim do të mposhtnin kontrabandën e drogës./arbresh.info/
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp