Të burgosurit kanë përshkruar skena përdhunimesh, torturash dhe elektriciteti në burgun famëkeq të Evinit në Iran, ku një bloger britanik-australian po qëndron i burgosur.
Jolie King u arrestua së bashku me të dashurin australian Mark Firkin në fillim të korrikut pasi dyshohet se kishte fluturuar një dronë pranë Teheranit, kryeqytetit të Iranit, transmeton portali arbresh.info
Ajo u vërejt brenda burgut iranian nga Nazanin Zaghari-Ratcliffe, një britanik-iranian i cili është burgosur atje që nga viti 2016.
Atje ata janë duke u përballur me kushte të tmerrshme, pasi ish të burgosurit i përshkruajnë qelitë pa dritare, ventilim dhe pa banjo.
Mijëra njerëz mendohet se janë ekzekutuar atje, transmeton portali arbresh.info
E vendosur në rrëzë të maleve Albert në veri të Teheranit, burgu Evin u ndërtua fillimisht në 1972 nën mbretërimin e Mohammad Reza Pahlavi për të mbajtur një numër të zgjedhur të kundërshtarëve të tij.
U operua nga shërbimi i tij i frikshëm i sigurisë (SAVAK) të cilët ishin të famshëm për torturat dhe vrasjet e tyre të pamëshirshme të kundërshtarëve të tij politikë.
Burgu u zgjerua në vitin 1979 dhe ka hapësirë për mbi 1 mijë të burgosur, përfshirë 100 qeli të vetmuara për të burgosurit politikë.
Gjatë viteve 1980, dhjetëra mijëra disidentë dhe anëtarët e një grupi rebel , Muxhahidin , u varën atje. Ishte një nga vrasjet masive më të egra politike në historinë moderne.
Në ditët e sotme, çdokush mund ta gjejë veten në burg edhe për një shkelje të vogël. Blogerët, mësuesit dhe akademikët janë hedhur brenda qelive të tij të ndyra pasi u akuzuan për krime të dyshimta.
Pa mbrojtjen e duhur ligjore, shumë kanë mbetur të kalben brenda mureve të burgut.
Ka kaq shumë intelektualë që u mbërthen atje, saqë burgu është mbiquajtur Universiteti Evin.
Ndër ata që kanë kaluar nëpër muret e tij të mbrapshta është Farzad Madadzadeh, i cili në vitin 2015, tha si është rrahur për 16 orë rresht në burg.
Ai është grushtuar sikur të ishte një top futbolli, transmeton portali arbresh.info
Secilën natë ai pyeste veten nëse vdekja do ta mirrte në mëngjes, apo nëse do të mbijetonte edhe një dite tjetër brutale.
“Aty i jemi nënshtruar të gjitha llojeve të torturave, psikologjike dhe fizike”, ka thënë ai për MailOnline.
Ai pretendon se rojet do të sillnin drogë përfshirë heroinën në burg për të inkurajuar varësinë, duke e bërë më të lehtë për hetuesit të ‘godisnin’ të burgosurit që vuanin nga simptomat e tërheqjes.
30-vjeçari foli pasi u arratis nga vendi dhe përpara një tubimi në Paris për të protestuar kundër rritjes së ekzekutimeve në Iran.
Irani mbetet një nga vendet me më së shumti gazetarë dhe aktivistë të mediave sociale të burgosur.
Në vitin 2014, Amnesty International zbuloi se si të burgosurit politikë dhe të burgosurit e ndërgjegjes u nënshtruan sulmeve, rrahjeve dhe keqtrajtimeve të tjera në burg.
Në mesin e britanikëve të mbyllur në burg është edhe Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e cila u arrestua në Iran në vitin 2016 për akuza spiunimi të cilat ajo me forcë i mohon.
Ajo ka duruar greva urie dhe vetmie ndërsa vuante dënimin e saj pesë-vjeçar në burgun famëkeq Evin të Teheranit. 40-vjeçarja është ndarë edhe nga vajza e saj pesë vjeçare Gabriella, e cila nuk është lejuar të largohet nga Irani pas arrestimit të nënës së saj dhe po jeton me gjyshërit e saj./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë