Brenda burgut në Korenë Veriore ku u torturua edhe studenti amerikan

20:27 | 20 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Menjëherë pas vdekjes së studentit Otto Warmier, që dyshohet se është torturuar në burgjet e Koresë e Veriore, kanë filluar të dalin pamjet e para nga burgjet që ndodhen në vendin më të izoluar në botë.

Student amerikan, i cilu u mbajt në një burg të Koresë Veriore për 17 muaj, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pasi Koreja Veriore e kishte lëshuar atë nga robëria në gjendje koma, transmeton portali arbresh.info

Rrethanat e ndailmit të Ottos në Korenë Veriore dhe se çfarë trajtimi mjekësor mund të ketë marrë atje mbeten një mister, por të afërmit theksojnë se ai është abuzuar fizikisht.

Rojet e burgjeve të Kim Jong-un janë të njohur për abuzim me njerëzit, duke i privuar ata nga ushqmi, duke i detyruar të hajnë minjë dhe bretkosa për të mbijetuar.

Rrahjet dhe torturat gjatë patrullimit të rojeve janë të shpeshta.

Ish rojet e burgut që kanë arritur të largohen nga Koreja Veriore, kanë theksuar për Amnesty International, se të burgosurit janë detyruar që të hapnin vetës varret, ndërsa gratë janë përdhunuar nga zyrtarët pas secilës vizitë.

Ai gjithashtu ishte dëshmitar i policëve të burgosur që mbysnin të paraburgosurit dhe më pas i rrahin për vdekje me shkopinj druri.

Përderisa diktatori Kim Jong-un jeton në luks, të burgosurit e regjimit kanë vetëm një palë rroba për të veshur dhe jetojnë pa gjërat elementare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme