Baza ajrore amerikane Al Asad në Irak u vu në shënjestër të Iranit në përgjigje të vdekjes së Qasem Soleimani, komandantit të lartë ushtarak iranian, i cili u vra në një sulm ajror amerikan.
Dhe për të sjellë pamjet nga brenda asaj që quhet një bazë me siguri të lartë, korrespondenti i BBC ka sjellë dëmet e shkaktuara dhe ka folur me ushtarët që i mbijetuan sulmit
Ndryshe, rrëfime për ushtarët që kanë mbijetuar ka pasur edhe ditëve të fundit.
Bëhet fjalë për ushtarakun Akeem Ferguson i cili ishte në një bunker kur ekipi i tij mori lajmin drithërues: Gjashtë raketa balistike iraniane u drejtuan në drejtimin e tyre.
“Mbaja armën time dhe e vura kokën poshtë dhe u përpoqa të gjej një vend të përshtatshëm, kështu që fillova t’u këndoja vajzave të mia – brenda kokës time”, kishte thënë rreshteri Ferguson. “Dhe unë vetëm prisja”.
“Unë isha 100% gati për të vdekur”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se rritja e tensioneve në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.
Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra në një sulm me dron amerikan derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.
Si përgjigje, përveç sulmeve me raketa, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.
Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.
Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...