Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë avionin e ri privat me të cilin do të udhëtojë tani e tutje. Musk mund të deklarohet… i pastrehë, pasi nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme, megjithatë, së shpejti do të zotërojë një nga avionët privatë më të mirë në planet.
Shefi i Tesla-ss tashmë zotëron dy avionë privatë Gulfstream dhe po përgatitet të blejë një të tretë, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ai do të zëvendësojë ndonjë nga objektet ekzistuese… fluturuese në koleksionin e tij. Musk do të blejë Gulfstream G700 prej rreth 80 milionë dollarësh.
Avioni konsiderohet si një nga avionët privatë më të mirë në planet. Edhe pse në thelb është versioni i përmirësuar i G650, ndërhyrjet që i janë bërë janë të konsiderueshme. Më e rëndësishmja prej tyre është gjatësia që është shtuar me 3 metra.
Gulfstream G700 ka aftësinë për të udhëtuar me një shpejtësi maksimale prej 0,94 mach, gjë që e bën atë avionin privat më të shpejtë të disponueshëm sot.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...