Ish-kryetari i parlamentit Guillaume Soro u dënua në mungesë për korrupsion
Një gjykatë në Bregun e Fildishtë ka dënuar ish-kryetarin e parlamentit të vendit me 20 vjet burg për korrupsion, raportojnë mediat locale.
Guillaume Soro, i cili ndodhet në ekzil në Francë që prej vitit 2019, u gjykua në mungesë.
Soro, 47 vjeç, gjithashtu ish-kryeministër dhe udhëheqës rebel, u shpall fajtor për fshehje dhe përvetësim të fondeve publike dhe pastrim parash, gjatë një seance dëgjimore në qytetin Abidjan në mungesë të avokatëve të tij.
Ai gjithashtu u urdhërua të paguante një shumë prej 4.5 miliardë franga CFA (7 milionë dollarë).
Javën e kaluar, Gjykata Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Popullit urdhëroi Bregun e Fildishtë të pezullojë urdhrin e arrestimit për Soro dhe të lirojë 19 të afërmit e tij që kanë qenë të burgosur për disa muaj.
Për Soro u lëshua një urdhër arresti pasi ai paralajmëroi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale më 31 tetor.
“Unë ende garoj për presidencën dhe do të fitoj”, tha Soro në një postim në Facebook pas vendimit gjyqësor.
”Unë e konsideroj këtë aktgjykim si të pavlefshëm”, shtoi Soro.
Ai shërbeu si kryeministri në vitet 2007-2012, dhe u bë kryetar i Asamblesë Kombëtare në mars 2012 dhe shkurt 2019.
Soro gjithashtu drejtoi një lëvizje rebele kundër ish-Presidentit Laurent Gbagbo në një dhunë pas zgjedhjeve të 2010-2011 që kishte rezultuar me vdekjen e rreth 3,000 njerëzve, sipas shifrave të OKB-së.
Gbagbo kishte refuzuar të njohë fitoren e rivalit të tij Alassane Ouattara në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2010./AA
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...